Manchester United është një nga klubet më aktive në këtë merkato verë. Anglezët kanë bërë disa afrime të rëndësishme dhe nuk kanë ndërmend të ndalen me kaq.

Përveç afrimeve, drejtuesit e klubit po punojnë edhe me rinovimet. Së fundmi është arritu marrëveshja për zgjatjen e bashkëpunimit me fantazistin Bruno Fernandes.

Portugezi dhe klubi kanë arritur akordin për të rinovuar deri në verën e vitit 2027, me mundësi rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Futbollisti 29-vjeçar është pjesë e Manchester United, nga viti 2020 dhe gjatë këtyre sezoneve është kthyer në një lojtar të rëndësishëm dhe pikë kyçe për skuadrën.

Fernandes numëron 159 ndeshje të luajtura me fanellën e “djajve” që kur u bashkua nga Sporting Lisbona dhe ka shënuar 54 gola. /tvklan.al