Roma po mendon të ndryshojë sërish trajnerin këtë sezon. Humbja e fundit ndaj Hellas Verona, duket se ka mbushur “kupën” dhe drejtuesit po mendojnë për një timonier të ri.

Ivan Juric nuk ka bindur me rezultatet e tij dhe shkarkimi duket shumë afër. Përveçse prej kohësh përflitet për një rikthim të Daniele De Rossi-t në stol, te Roma ka edhe dy kandidatë të tjerë.

Bëhet fjalë për Frank Lampard dhe Roberto Mancini. Ky i fundit ka mbetur pa punë, pasi u shkarkua nga drejtimi i Arabisë Saudite.

Ndërkohë Lampard, është prej një viti pa kontratë dhe do të pranonte menjëherë për tu rikthyer në stol.

Drejtuesit e Romës do të vendosin në orët e ardhshme për trajnerin e ri, me shkarkimin e Juric që duket çështje kohe. /tvklan.al