Në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit u vendos sot që çështja e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj të kalojë në seancë plenare. Demokratët thanë se Sinaj ka shkelur Kushtetutën, ndërsa socialistët u shprehën se për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese vendos seanca.

Gazment Bardhi: Një raport 1 faqe ju mori 2 muaj kohë. Që të na tregoni që këtë nuk e bëtë që të zvarrisni për të djegur afatet e shqyrtimit në Gjykatën Kushtetuese, ju lutem veproni sa më parë dhe jepini mundësi GJK të ushtrojë kompetencat e veta.

Klotilda Bushka: Shumica në këtë Këshill, rekomandon që t’i kalojë seancës plenare për vendim, projektvendimi për dërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese, për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj,

Gazment Bardhi: Ta kishim ditur që do dilnim në një konkluzion kishim bërë një raport

Elisa Spiropali: Raporti votohet. Raportet votohen në seancën e parë plenare.

Tv Klan