Demokratët të cilët e paditën në SPAK së bashku me 72 deputetë të mazhorancës, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i ftoi që të presin opinionin e Venecias lidhur me mandatin e socialistes, Olta Xhaçka.
Ulsi Manja: Çështja është në Komisionin e Venecias. Do të presim opinionin dhe do të ketë një vendimmarrje të Kuvendit. Kuvendi është sovrani dhe sovranit nuk mund t’i imponohet askush.
Manja nuk la pa komentuar edhe përshkallëzimin e aksionit opozitar në Kuvend, teksa e cilësoi rrugë pa krye dhunën e demokratëve në seancë plenare.
Ulsi Manja: Nuk mendoj se hallet e shqiptarëve zgjidhen me mosbindje civile ndaj drejtësisë dhe nuk di forma të mosbindjes civile që shkojnë në dhunë dhe djegie. Është rrugë pa krye dhe nuk i shërben as Shqipërisë as shqiptarëve.
Deklaratat, Manja i bëri pas mbledhjes së qeverisë, ku u miratua Udhërrëfyesi për Funksionimin e Institucioneve Demokratike.
Tv Klan