Komisioni i Venecias ka bërë publik rekomandimin e kërkuar nga kryetarja e Kuvendit lidhur me çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.
Sipas këtij dokumenti, deputetët nuk mund të detyrohen të votojnë në një mënyrë të caktuar por gjithsesi vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen.
Në rekomandim thuhet se lidhur me papajtueshmërinë e mandatit të deputetit, shtete të ndryshme ndjekin praktika të ndryshme.
Në shumicën e shteteve, subjektet që kanë të drejtë t’i referojnë një çështje një organi gjyqësor janë organe politike ose persona pjesë e një organi politik.
Vetëm në disa vende, çështja e papajtueshmërisë vendoset nga organi legjislativ.
Megjithatë, kufiri i saktë ndërmjet interpretimit të një norme kushtetuese ekzistuese dhe krijimit të një norme të re kushtetuese nuk është i qartë.
Tv Klan