Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i shkarkuar nga kjo detyre vetëm disa ditë më parë, nuk ka nguruar të akuzojë kreun e qeverisë, Edi Rama, se projekti 1 milard dollarë është pastrim parash.
Sipas, Manjanit gjithë këto para janë bërë nga kultivimi dhe tregtia e hashashit. Këto akuza ish-ministri i ka bërë nëpërmjet një statusi në rrjetin social
.
Përshëndetje,
Projekti 1 miliardë euro i shpallur nga Kryeministri është PASTRIM PARASH! Kultivimi dhe tregtia e hashashit i paska mbledhur 1 miliardë euro, por u duhet një vend për ti fshehur. Mënyra më e mirë është investimi. Investimi në projekte qeveritare është më i sigurti.
Skema tipike e pastrimit të parave që vijnë nga ekonomia e zezë dhe kriminale kërkon një kontratë (shërbim, Koncension apo PPP) me qeverinë, një bankë që të jetë garante dhe një shtet të paralizuar (për tu mbrojtur nga ndjekja penale).
Oferta në shuma të tilla u vijnë gjithmonë qeveritarëve. Njerëz të ndryshëm me ose pa kravatë shfaqen gjithmonë nëpër zyra ministrash e kryeministrash me ofertën “kam para por dua ti investoj, mundësisht në Infrastrukturë”. Deri më sot qeveritë tona i kanë refuzuar këto oferta sepse ishin pastrim parash.
Kryeministri sot shfaqet jo si refuzues, por si ofertues dhe pranues i ofertës se vet. Kështu ndodh vetëm kur je vetë edhe në krye të parave edhe në krye të qeverisë!
Jo pa qëllim u shpall tani kjo nismë. Tani që i mbaroi misioni FMN qeveria i ka duart e lira të marrë borxhe jashtë sistemit të borxhit publik. Konsensionet janë borxhe të pastra për shtetin dhe shoqërinë, por qeveria nuk i regjistron si borxh menjëherë.
Tani i mblodhen paratë e gati tre viteve aktivitet informal e kriminal të kultivimit dhe tregëtimit te hashashit, por edhe aktiviteteve të tjera të paligjshme. Thuajse askush nuk u dënua apo iu sekuestrua pasuria! Vetëm viktima të krimit dhe disa malësorë Lazaratas janë shumë pak për të provuar suksesin imagjinar të Kryeministrit në luftën kundër drogës. Drejtësia në këtë rast nuk është 100% fajtore, sepse shumë pak nga ata që u kapën i shpëtuan dënimit! Trafikantët e vërtetë vetëm u pasuruan dhe tani janë gati të investojnë.
Sulmi me qëllim bllokimin e Prokurorisë synon në thelb të garantojë siguri për investitorët “trafikantë” që nuk do ketë hetime kur paratë të filojnë të dalin në sipërfaqe!
Tani duhet një projekt i tillë edhe për “tu gjetur punë” bankave që prej vitesh tashmë rropaten për të mbyllë bilancet e tyre vjetore pozitivisht.
Sigurisht tani në prag të zgjedhjeve duhet ky projekt, i cili përdoret për qëllime populiste për të fituar zgjedhjet.
Çështja është se me këtë mënyrë edhe të tjerë përpara i kanë fituar zgjedhjet. Me skemat piramidale u fituan zgjedhjet e 1996, por vetëm një vit më pas ndodhi hataja.
Shqiptarët nuk mund ti lajnë borxhet trafikantëve njësoj si kreditorëve seriozë të derisotëm!
Si fillim nuk duhet të largohet FMN…
/tvklan.al