Ambasadori i Spanjës ne Tiranë, Manuel Montobbio, ka zbardhur dhe një here prioritet e vendit te tij për Ballkanin Perëndimor gjate 6 muajve te drejtimit te Bashkimit Evropian.
Ne krye qëndron zgjerimi, proces ky qe do te përballet me sfida nisur dhe nga mjedisi i ri politik dhe ekonomik i vet unionit.
Montobbio u ndal posaçërisht te Shqipëria, duke vënë theksin se ecja përpara e vendit ne procesin e zgjerimit do te varet shume nga situata politike, e cila nuk duhet kurrsesi siç tha diplomati spanjoll te jetë çështje në vëmendjen e BE.
Manuel Montobbio: “Kam një plan për Shqipërinë drejt integrimit, i përcaktuar qarte edhe ne progres-raport. Çështjet kyç qe duhen zgjidhur janë forcimi i ligjit, pavarësia e gjyqësorit, reforma ne drejtësi, pasja e një sistemi elektoral te konkurrueshëm dhe me standarde te BE dhe jo vetëm kjo por edhe zhvillimi i zgjedhjeve, si dhe pranimi i tyre nga te gjitha palët. Një administrate konkurruese dhe forcimi i luftës ndaj krimit dhe korrupsionit janë gjithashtu te rëndësishme. Sfida kryesore për Shqipërinë është te mos paturit te një pakti për të tejkaluar situatën aktuale, te mospaturit te një pakti për reformën ne drejtësi. Megjithatë jam i sigurt se Shqipëria është e afte te eci përpara ne marrëdhëniet me BE.”
Komentet ambasadori spanjoll i beri i ftuar ne tryezën me teme “Prioritetet e Presidencës Spanjolle te BE”, Sfidat për Ballkanin Perëndimor dhe Shqipërinë, organizuar nga Këshilli Shqiptar për Marrëdhëniet me Jashtë./tvklan.al