Partia socialiste ka deklaruar se Shqipëria do të kualifikohet më vonë në fondin e Mileniumit. I pyetur mbi arsyet e përjashtimit të Shqipërisë nga kjo listë, sekretari për marrëdhëniet ndërkombëtare në selinë rozë përgjigjet:
Maqo Lakrori: “Së pari, ma merr mëndja që sikur vëndi ynë të bënte pjesë në atë listë shtetesh, kam parasysh listën konkrete të shpallur, nuk do të mungonin komentet e natyrës tjetër që “ja shiko ku jemi”. Ky është njëri element çka do të thotë që në këtë sfidë ka disa panele, disa dosje dhe unë kam bindjen që në dosjen e radhës që do t’u referohet standarteve të tjera më të zhvilluara se sa këto, Shqipëria do të dali me sukses.”
Ndërsa lidhur me krizën e brendshme që ka përfshirë partinë në pushtet zoti Lakrori deklaron se është mirë që të gjitha çështjet të zgjidhen brenda gjirit të partisë dhe jo duke u larguar.
Maqo Lakrori: “Pikëpamja jonë është që korigjimi bëhet më mirë duke qëndruar, jo duke u larguar, duke u bashkuar, jo duke u copëtuar, duke punuar nga brënda dhe jo duke qëlluar nga jashtë.” /tvklan.al