Spektakël i madh në Elbasan “Maratona 2000”. Nxënës të shkollave të mesme të Elbasanit, Gramshit, Librazhdit si dhe studentë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” kanë konkuruar në fusha të ndryshme të artit dhe përkatësisht në muzikë, sfilatë, humor, kërcim modern e të tjerë.
Nga më shumë se 1500 konkurentë u seleksionuan 500 prej tyre. Ky spektakël i organizuar nga Ministria e Kulturës, Prefektura e rrethit, Bashkia dhe Drejtoria Arsimore. Ishte ndër të tjera një ndihmesë për zbulimin e talenteve në zonat konkuruese.
Sipas drejtorit të Teatrit Skampa ku u zhvillua dhe aktivitieti, ky spektakël rinor ka qënë më i madhi i zhvilluar deri tani në këtë qytet./tvklan.al