Maratona e këngës popullore ka shfaqur interes të gjërë për publikun shqiptar dhe kjo falë jehonës së këngëve popullore. Konkurentët e natës së pestë të maratonës janë Mimoza Paraveli, Valbona Jaçe, Pajtim Struga dhe Alma Velaj.  

Ndryshe nga herët e tjera ku spektali nisej me konkurent, i ftuari special hap siparin e kësaj nate. Ai është një gjigand i këngës popullore dhe një idhull jo vetëm i muzikës përmetare por i gjithë muzikës shqiptare. Laver Bariu vjen me një kolazh këngësh popullore përmetare.

Konkurentja e parë vjen nga qyteti i Korçës dhe natën e sotme për publikun shqiptar sjell pikërisht serenatat korçare. Me këngën “ Më shkrive si dëbora” Mimoza Paraveli hap konkurimin.

Konkurentja e dytë është Alma Vela e cila vjen sërish nga qyteti i Korçës por prezantohet me këngë popullore të Shqipërisë së Mesme.

I ftuari i dytë special është pjesëmarrës në shumë festivale që nga ai kombëtar i Gjirokastrës dhe shumë të tjerë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ai shquhet për krijime të mrekullueshme rapsodike kryesisht me karakter humoristik. Me një krijim mjaft interesat me të cilin shprehet mënyra se si e ka përjetuar ai ftesën për të ardhur në Maratonën e Këngës Popullore, vjen  Tom Nikolla.

Konkurenti i tretë vjen nga qyteti i Tiranës dhe ka një karrierë 20 vjeçare në muzikë. Ai ka kënduar në asanmble të ndryshme si ai i Tiranës, Migjeni, e shumë të tjerë. Ai sonte vjen sërish si përfaqësues i Shqipërisë së Mesme, Pajtim Struga.

Konkurentja e katërt Valbona Jaçe vjen nga qyteti juglindor i Korcës me një këngë të Shqipërisë së Mesme.

I ftuari i tretë special është një këngëtar i muzikës së lehtë. Ai është Dashnor Diko i cili vjen me këngë ndryshe nga sa është mësuar të dëgjojë publiku shqiptar prej tij./tvklan.al

Moderatore : Rudina Magjistari