Nata e gjashtë e Maratonës së Këngës Popullore dhe Qytetare ndal në qytetin e Durrësit, për të sjellë më pranë ndjekësve të saj traditat dhe kulturën e këtij qyteti. Në këtë spektakël do të garojnë 5 konkurentë të cilët me këngët e tyre do të pasurojnë diskofolkun. Të ftuarit e natës së sotme të cilët do të flasin për kulturën dhe traditat e Durrësit janë: Sali Hidri, Gjergj Vlashi dhe Vangjel Heba.
Konkurenti i parë i cili hap mbrëmjen është një emër i cili mbart shumë çmime, shumë suksese dhe shumë vite karrierë. Vjen me një këngë shkodrane të orkestruar nga Shpëtim Saraçi “Mi gëzofsh 15 pranverat” Bashkim Alibali.
I ftuari i mbrëmjes së sotme është një emër shumë i njohur i këngës dhe i qytetit të Durrësit. Ai numëron mbi 15 çmime në karrierën e tij dhe me mbi 100 këngë në repertorin e tij. Qemal Kërtusha përshëndet me një kolazh këngësh.
Konkurentja e dytë është një interpretuese mjaft e zonja dhe ka një vokal tepër interesant. Elida Kryeziu vjen nga Prishtina me një këngë të orkestruar nga Alfred Kaçinari.
Konkurentja e tretë vjen me një bashkëpunim me xhaxhain e saj Françesk Radi. Ajo është Rozana Radi e cila ka zgjedhur këngën popullore me titull “Kallma cigaren”.
I ftuari i dytë përfaqësues i qytetit të Durrësit është një artist shumë i talentuar. Ai vjen nga familja Qerimi por ka patur një karrierë vetëm. Ai luan në violinë që prej 45 vitesh. Ka fituar mjaft çmime. Ai është Enver Qerimi.
Konkurentët e katërt të cilët pas një rikompletimi në përbërjen e tij, ka patur suksese gjithnjë e më të shumta. Ata janë grupi “ The Dreams”.
Konkurentja e pestë është një artiste me një vokal mjaft të njohur. Ajo është Myfarete Laze./tvklan.al
Moderatorë: Rudina Magjistari dhe Gulielm Radoja