Mbrojtësi spanjoll Marc Cucurella ka folur përpara ndeshjes finale me Anglinë. Fillimisht ai tha se shpreson që shoku i tij i skuadrës tek Chelsea, Cole Palmer, të mos luajë në finale.
Sipas tij Cole Palmer është një “kërcënim” për La Roja. Shokun i tij i skuadrës tek Chelsea ka shënuar 22 gola në sezonin që u mbyll në Premier League.
Palmer nuk ka startuar në asnjë ndeshje për Anglinë në këtë europian. Ai ka shënuar gjatë gjuajtjeve të penaltive në ndeshjen me Zvicrën dhe dha asistin për Ëatkins që shënoi në ndeshjen ndaj Holandës.
Cucurella: Kam biseduar me të (Palmer), por ishte më shumë se një javë më parë. Ne biseduam për një kohë në raundet e mëparshme. Për mua është shumë më mirë nëse ai nuk luan dhe qëndron në stol.
Southgate nuk pritet të bëjë ndryshime në formacion për finalen ndaj Spanjës dhe një nga yjet e tij është padyshim Saka.
Marc Cucurella ka thënë se do të synojë ta bëjë Bukayo Saka të ndihet ‘jo rehat’ kur Spanja të përballet me Anglinë në finalen e Euro 2024.
Mbrojtësi i majtë ka qenë një hero i rrugëtimit të Spanjës në këto 6 ndeshje në europian, duke që një nga shtyllat e formacionit të Luis Del Fuente dhe një favorit i tifozëve.
Cucurella tha se ai është i vetëdijshëm për kërcënimin që do të paraqesë Saka.
Cucurella: Unë e di se si luan Saka. Nuk kam nevojë të shikoj shumë filmime pasi zakonisht i shikoj të gjitha ndeshjet e Arsenalit. Është shumë e vështirë ta ndalosh atë, por këto sfida janë të mira për mua. Të luash kundër rivalëve të një cilësie të tillë është bukur, jam i sigurt që të dy mezi e presim. Objektivi im kryesor është ta bëj atë të ndihet jo rehat. Unë gjithashtu mendoj se skenari i lojës do të varet shumë nga Spanja dhe mënyra se si ne luajmë, jo nga ajo që bën Anglia. Nëse dominojmë lojën siç kemi bërë dhe qëndrojmë të vetëdijshëm për presionin e lartë dhe gjithçka që duhet të bëjmë për të shmangur kundërsulmet, do të kemi shumë shanse për të fituar.