Mario Mitaj gjithnjë e më vendimtar për Al Ittihad. Mbrojtësi po shkëlqen me skuadrën kampione të Arabisë Saudite, për të qënë protagonist dhe lënë gjurmë në fushën e lojës.

Performanca e mirë u tregua edhe në takimin e fundit, në kuadër të javës së 16-të. Në fitoren 2-1 ndaj Al Shabab, Mitaj ishte më afër portës, pasi u aktivizua si mesfushor në krahun e majtë, teksa u vlerësua me notën 8.3.

Një lojë që e vendos në formacionin më të mirë të javës në Arabinë Saudite, duke qënë edhe në 11-ëshen që u dallua. Pjesë e më të mirëve edhe Cristiano Ronaldo, autor i dopietës në fitoren e Al Nassr.

Mitaj ka blinduar vendin e titullarit në takimet e fundit, ku numëron 12 sfida, me një gol e dy asiste në kampionat, por edhe tre duele në Kupën e Mbretit.

Mbrojtësi është ndër lojtarët më të aktivizuar shqiptarë në javët e fundit për të qënë edhe ai më në formë për sfidat e muajit mars, ato eliminatore të Botërorit të vitit 2026.

Klan News