Mario Mitaj ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Al Ittihad, këtë herë në miqësore.
Skuadra ku luan edhe shqiptari, u përball me Al Nasr nga Omani, sfidë ku triumfuan me rezultatin e thellë 4-1.
Shenjë në këtë takim la edhe Mitaj, i cili shënoi në fundin e pjesës së parë, duke e dërguar rezultatin në 2-0, pas golit të parë të shënuar nga Benzema.
🎥 Mario Mitaj doubles Al-Ittihad’s lead in the friendly game against AlNasr Oman ⚽️
— Al-Ittihad Club (@ittihad_en) December 20, 2024
pic.twitter.com/4xyaqbk8M8
Futbollisti i Shqipërisë, përfitoi nga një top i marrë në zonë dhe me një gjuajtje të fortë, e ndali topin në fundin e rrjetës.
Në pjesën e dytë, shënuan Benzema dhe Fabinho, për të kompletuar fitoren 4-1 të skuadrës saudite. /tvklan.al