Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Pjesëmarrja e Edi Ramës, në fushatën elektorale parakongresuale në rrethe, vendoset nga pjesëmarrësit e konferencave. Ky ishte interpretimi i rregullores, nga 11 anëtarët e komisionit qendror të garancive statutore, pas 7 ditë shqyrtimi të ankesës së kandidatit për kryetar partie Edi Rama.

Ata interpretuan në këtë mënyrë, se statuti i PS, rregullorja e partisë dhe propozimet për ndryshimet teknike të miratuara në KPD, nuk ndërhyjnë negativisht në kërkesën e Ramës, për të marrë pjesë në konferenca, pa domosdoshmërinë e 20% të firmave nga anëtarët e KPD socialiste.

Mark Nikolli:- “Për marrëdhëniet e anëtarëve të PS me konferencat e PS të rretheve, komisioni thekson, se është e drejtë statutore e vetë konferencave, për të vendosur për rendin e ditës, pjesëmarrjen e të ftuarve, anëtarë ose jo të PS, si dhe për t’u dhënë fjalën për diskutim, apo përshëndetjen në konferencë atyre. Në përfundim dhe për këto arsye, komisioni qendror i garancive statutore i PSSH, vendosi: të konsiderojë dhe të vlerësoj në pajtim me statutin e PS, rregulloren dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidaturave për kryetar të PS, të miratuar në KPD, 10 anëtarë votuan pro, 1 anëtar votoi kundër, i cili kërkonte që të shfuqizohet 20%, duke mos njohur të drejtën për konkurrencë, përpara kongresit por vetëm në kongres, referuar statutit të PS”./tvklan.al

Gazetare – Arta Tozaj