Lajme Arkiva 2003

Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Partisë Demokratike dhe Partisë Demokrate të Reformuara interpretohet në mënyra të ndryshme nga secila palë. Dje Rusmajli tha se reformatorët kanë kërkesa absurde përsa i takon negociatave, ndërsa Kreshnik Çollaku negociatori i Partisë Demokrate të Reformuar shpreh të kundërtën. Sipas tij ekziston vullneti i tyre, por negociata po sabotohen nga Partia Demokratike.

Kreshnik Çollaku: Në nuk kemi vënë kushte as për bashkitë e mëdha, as për bashkitë e vogla. Ne kemi kërkuar që të jemi pjesë e përcaktimit të kandidatëve në të gjitha zonat, bashki dhe komuna bashkë. Pra që ne të kemi mundësinë të sugjerojmë kandidatët të cilët ne besojmë se  janë më përfaqësues. Ky nuk është kusht, ky është vetëm një kontribut pozitiv për të garantuar suksesin.

Ndërkaq Çollaku shprehet se për Bashkinë e Tiranës jemi përgatitur të përballojmë vetëm konkurrencën e kryebashkiakut. Figura e përzgjedhur do të jetë një nga kandidaturat që po diskutohet brenda strukturave të partisë.

Reformatorët kërkojnë nga Partia Demokratike të përcaktohen kandidatët e përbashkët duke mos zvarritur më bisedimet midis dy palëve./tvklan.al