Dua Lipa u bë sërish qendër e mediave rozë, pasi publikoi një seri fotosh nga prapaskenat e xhirimeve të këngës së saj më të fundit. Këngëtarja me origjinë shqiptare është e njohur për zgjedhjet e saj të guximshme dhe kësaj here s’kishte se si të ndodhte ndryshe.

Në faqen e saj në “Instagram” ajo ndau me rreth 87 milionë ndjekës një album me foto nga bashkëpunimi me reperen Jennie Kim.

Kënga “Handlebars” e publikuar të hënën u bë menjëherë e preferuara e fansave. Prandaj marrë shkas nga kjo 2 yjet e muzikës pop, vendosën që të bënin dhe një video surprizë.

Me të brendshme në ngjyrë të bardhë, mjaft seksi dhe me një fustan të tejdukshëm, rrjet e i dekoruar me gurë të mëdhenj dhe vezullues, këngëtarja me origjinë shqiptare dëshmoi dhe një herë guximin e saj në veshje./tvklan.al