Është kthyer në një paradë politike dita e martesës së Nënkryetarit të Partisë Demokratike Genc Pollo me juristen 26 vjeçare Dajena Kumbaro. Arena e kësaj atmosfere ishte “Lion Park” ne kodrat e Liqenit te Tiranes. Ndryshe nga traditat e dasmave shqiptare, Familja Pollo dhe familja Kumbaro kanë zhvilluar një ceremoni të përbashkët. Kjo dasmë si rrallëherë në mediat shqiptare veç numrit të shumtë të shkrimeve ka hapur gazetat dhe ka zënë kopertinën e dy revistave të sotme. Përveçse një dasmë vipash ka ndikuar dhe fundi i muajit gusht për mediat.

Në listën e të ftuarve Pollo nuk ka përjashtuar asnjë prej kolegëve të tij politikanë qofshin këta të djathtë apo të majtë. I fundit ka mbërritur lideri demokrat Sali Berisha me bashkëshorten e tij. Kanë arritur në orarin e përcaktuar në ftesë dhjetëra deputetë, kryetar partish, ish kryeminsitra dhe ministra. Madje për këtë dasëm kanë prishur arrestin e shtëpisë dhe Blerim Çela e Halit Shamata.

Dasmës ia kanë shtuar tonin e harëse shumë artistë si vajza e regjisorit Ilir Kumbaro. Çifti Pollo është njohur në dhjetorin e vitit 1992 për ti shfaqur dashurinë njëri-tjetrit 5 muaj më vonë. Fejesa e tyre do të vinte pas dy vitesh në vitin 1994. Dajena ka përfunduar Fakultetit Juridik ndërkohë që ka fituar një master në Hollandë. Pas muajit të mjaltit Holanda do jetë stacioni njëvjeçar për bashkëshorten e Pollos e cila do të studiojë për të mbrojtur doktoratën.

Ndërsa për Gencin hapi i parë pas pushimeve martesore do jetë Kongresi i Partisë Demokratike që do zgjedhë kryetarin e ri. Por mesa duket sonte gjithçka e afërt për jetët e tyre duket se është harruar nën tingujt e gëzueshëm të ngjarjes më të rëndësishme të jetës./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego