I arrestuari me origjinë arabe Hajtan Mohamed Fetahu u paraqit në Gjykatën e Tiranës para së cilës nuk ka dhënë asnjë shpjegim. Ai akuzohet për kalim të plaigjshëm të kufirit dhe ra në prangat e policisë së Elbasanit para tri ditësh. Më pas ai u transferua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe sot doli përpara gjyqtares për masën e sigurisë. Fetah është 25 vjeç, me arsim të mesëm dhe me profesion teknik kondicionerësh.
Ai, sipas policisë, ka hyrë në Shqipëri nga Kosova dhe nuk ka dokumente të rregullta. Për të riun nga Egjipti do të kryhen verifikime të mëtejshme për veprimtarinë e tij dhe lidhje të mundshme me persona të dyshuar për terrorizëm. Fetah është mbrojtur me një avokate të caktuar krysisht gjatë seancës për masën e sigurisë e cila është ‘burg pa afat’.
Vitet e fundit disa shtetas të huaj me dokumentacion të parregullt dhe veprimtari të dyshimtë me urdhër të Ministrisë së Rendit janë shpallur të padëshiruar dhe janë nxjerrë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. /tvklan.al