Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Drejtuesi i Autoshkollës ku humbën jetën dy persona dhe u plagos rëndë një tjetër ka dalë sot para gjykatës së shkallës së parë në Tiranë. Muharrem Hoxha ka pranuar akuzën e aksidentit, me pasojë vdekjen e dy vajzave, Silvana Hoxha dhe Ana Çeta.

Automjeti ku ndodheshin viktimat është fikur në çastin që po kalonte treni. Si pasojë, Silvana që ndodhej në timon dhe një pasagjere, gjetën vdekjen e menjëhershme. Ndërsa ndodhet e shtruar në spitalin ushtarak me plagë të rënda, motra e njërës prej viktimave.

Muharrem Hoxha ka pranuar para gjykatës, se kishte konsumuar alkol para se të niste guidën me autoshkollën që u aksidentua në afërsi të Vorës. Sipas vlerësimit të ekspertëve rrugorë, i pandehuri ka kryer shkelje duke zgjedhur një rrugë të pambrojtur dhe të pasigurt për udhëtim. Me kërkesë të përfaqësuesit të akuzës, Gjykata e Tiranës vendosi ndaj të akuzuarit masën e sigurisë, me burg pa afat./tvklan.al