Çështja gjyqësore kundër bankës së Cerrikut, autores së një prej masakrave më të rënda gjatë trazirave të vitit ‘97 ka njohur  të tjera zhvillimi. Bashkëpunëtori i drejtësisë Bujar Buzani ka përgënjeshtruar dëshminë e tij të dhënë para disa kohësh në lidhje me armatimin e kësaj bande.

Sipas tij antitanku me të cilin u qëlluan gardistët ishte siguruar nga Roland Xhepaxhiu, para pak kohësh ai kishte thënë, armatimet ishin gjetur në tarracën e kinemasë.

Bujar Buzani:Kam pasur një armë kallash të shkurtër, por mbasi..”

“Mi thuaj me emra t’i ke pas kallash ai tjetri ka pas mos u zgjat.”

Bujar Buzani:Të gjithë kemi pasur granata, bomba, kemi pasur kallash, pushkë. Roland Xhepaxhiu i jep Arjan Toskës një kundratank me 3 predha e mbaj mend shumë mirë. Përpara tragjedisë së Cerrikut.”

Dëshmia e Buzanit e rëndon edhe më tej situatën e të akuzuarve, sipas tij masakra e Cerrikut ku mbetën të vrarë 6 efektivë të gardës dhe u plagosën me dhjetëra të tjerë është një histori e cila përfshin të gjithë bankën e të akuzuarve dhe për këtë ai shtoi se është në dijeni e gjithë qyteza e Cerrikut./tvklan.al

Gazetar: Julian Kasapi