Përshkallëzohen protestat në Britaninë e Madhe kundër masakrës në qytetin e Southportit ku humbën jetën 3 fëmijë dhe tetë fëmijë u plagosën rëndë.
Mbrëmjen e së premtes në Sunderland ka patur përleshje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve.
Gjatë trazirave kanë mbetur të plagosur tre policë dhe dy prej tyre janë të shtruar në spital ndërsa tetë persona janë arrestuar.
Objekte të ndryshme u hodhën ndaj policisë jashtë një xhamie si dhe u dogj edhe një automjet.
Protestat e dhunshme shpërthyen në Southport, Hartlepool dhe Londër pasi në mediat sociale qarkulluan informacione të rreme se autori ishte një ekstremist mysliman që ndodhej ilegalisht në Britaninë e Madhe.
Në përpjekje për të zhdukur dezinformatat, policia njoftoi se i dyshuari Axel Rudakubana ka lindur në Britaninë e Madhe.
Siç shkruan BBC, Rudakubana ka lindur në Cardiff në vitin 2006 dhe u është zhvendosur në zonën e Southport në vitin 2013. Mësohet se familja e tij është me origjinë nga Ruanda.
Më herët autoritet britanike nguruan të zbardhnin identitetin e autorit për shkak edhe të moshës së tij.
Sipas gjykatësit interesi për zbulimin e identitetit të tij ka qenë shumë i madh për shkak edhe të zhurmës së shkaktuar nga incidenti në të gjithë vendin.
Përveç kësaj, autori do të mbushë 18 vjeç brenda një jave, gjë që mund të shkaktonte edhe më shumë zemëratë tek qytetarët nëse identiteti i tij nuk zbulohej në këtë fazë.
Klan News