Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Blindohet ambasada maqedonase në Tiranë. Vetëm pak ditë pas një alarmi të mëparshëm nga diplomatët maqedonas pranë policisë së Tiranës, masat e forta të sigurisë rreth rezidencës janë kthyer sërish sot. Madje kësaj radhe patrullat e forcave shqiponja nuk kanë lëvizur fare që aty. Te gjitha makinat para ambasadës janë larguar, për shkak të eliminim të shpërthimit të mundshëm të ndonjë eksplozivi.

Sipas forcave të policisë të dislokuar para ambasadës maqedonase, ata dhe sot kanë ndaluar e kontrolluar persona që u janë dukur të dyshimtë. Këto masa janë marrë për shkak të situatës së rënduar të luftës në Maqedoni. Frika nga ndonjë atentat, ndaj selisë apo vetë diplomatëve maqedonas, ka mobilizuar policinë e Tiranës si dhe agjentët sekret, për ruajtjen e ambasadës dhe personelit deri në një urdhër të dytë./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj