Pavarsisht provave, fakteve apo masës për një kërkesë më të butë nga të arrestuarit, Gjykata e Vlorës ka vendosur “burg pa afat” për katër të arrestuarit që prokuroria i akuzon si shkaktarë të tragjedisë së Selenicës ku humbën jetën gjashtë minatorë dhe u plagosën shtatëmbëdhjetë të tjerë. Mes të arrestuarve ndodhet dhe administratori francez i ksaj miniere i cili është shprehur para gjykatës se nësë ai mbahet i izoluar në burg miniera do të mbetet në mëshirë të fatit. Të akuzuarit kanë paraqitur në seancën gjyqsore dhe një proçesverbal të hartuar nga rreth pesëmbëdhjetë specialistë të Ministrisë të Industrisë dhe Energjitikës të cilët konkludojnë se tragjedia e Selenicës ishte një aksident dhe nuk ka ardhur si pasojë e pakujdesisë apo mungesës së kushteve teknike. Ndërkohë prokuroria ka ngritur një tjetër grup ekspertësh të pavarur të cilët do të konkludojnë për shkaqet e tragjedisë. Prokurori i Vlorës Petrit Çano ka thënë se vetë përfundimi i ktij grupi ekspertësh do të shërbejë si bazë për të mbështetur apo rrëzuar akuzën. /tvklan.al