Taulant Malshi është emëruar në krye të Prefekturës së Qarkut Lezhë pas dorëheqjes nga ky post i Gjergj Prendit.
Prezantimi i prefekti të ri u bë nga Zëvendësministri i Brendshëm, Andi Mahila në prani të drejtuesve të institucioneve vendore në rang qarku.
Prioritet kryesor i institucionit të prefektit duhet të jetë përgatitja për zgjedhjet e përgjithshme të 11-Majit, u shpreh Zëvendësministri i Brendshëm, Andi Mahila.
Ndërsa prefekti i ri, Taulant Malshi shprehu angazhimin e tij maksimal për të përmbushur prioritetet e qeverisë shqiptare, në shërbim të komunitetit.
Taulant Malshi merr drejtimin e prefekturës pas një karriere disavjeçare si Drejtor i Sigurimeve Shoqërore në Lezhë, ndërsa edhe më parë ka punuar në administratën publike.
Klan News