Max Verstappen është shpallur kampion bote i Formula 1 pasi mundi që të fitonte garën në Abu Dhabi. Verstappen ishte në pikë të barabarta me britanikun Lewis Hamilton, por mundi që ta kalonte në xhiron e fundit duke ia marrë nga duart titullin.
Lewis Hamilton ishte kapur nga një makinë e sigurisë duke i lejuar Max Verstappen të ndryshonte gomat teksa britaniku nuk mund të ndalonte.

Verstappen, garuesi i Red Bull, është shprehur mes lotësh në radio: Ne kishim nevojë për pak fat dhe e patëm.
Hamilton e kishte rastin për të ndryshuar gomat e tij 20 xhiro më parë, por rrezikoi dhe vazhdoi me ato për të rrëmbyer titullin e kampionit të botës.
Një strategji që mendonte se do t’i jepte titullin e 8 kampion, por që në fund rezultoi i gabuar. Ndërkohë kjo është hera e parë që Verstappen shpallet kampion.
/tvklan.al
