Mungesa e opozitës në mbledhjen e radhës së komisionit të Reformës në Drejtësi nuk e ka penguar mazhorancën për të diskutuar ligjet, që do të bëjnë funksionale ndryshimet kushtetuese dhe për të përcaktuar kalendarin e punës, pas depozitimit të draftit nga deputetët e saj.
Bojkotimi i opozitës është cilësuar nga kryetari i komisionit të Reformës si një tjetër alibi.
Por për nënkryetarin demokrat të komisionit të Reformës, Oerd Bylykbashi, puna e ndërmarrë nga mazhoranca është e vlefshmërisë zero.
Ai e konsideron këtë si cënim të konsensusit dhe përsërit qëndrimin e opozitës në rast të rrjedhjes së votave.
Pas miratimit nen për nen dhe në tërësi, drafti i Reformës në Drejtësi u është nënshtruar procedurave parlamentare që do të mundësojnë dërgimin për votim në seancë. Mazhoranca ka lënë të hapur mundësinë e rishikimi të neneve të kundërshtuara nga opozita.
Tv Klan