Disponimi i një pasaporte biometrike me te gjitha elementet e lartë të sigurisë është tashmë një kusht themelor për përfitimin dhe liberalizimin e vizave, për të gjithë shtetasit shqiptarë.
Klodian Branko “Pajisja me pasaportën biometrike bëhet në të njëjtën procedurë dhe në të njëjtën zyrë aplikimi. Disponimi i një pasaporte biometrike është një nga kushtet themeloret përfitimit të liberalizimit të vizave. Nga procesi i liberalizimit të vizave do të përfitojnë vetëm qytetarët që do të jenë të pajisur me pasaportën biometrike. Duke vazhduar të garantojmë kapacitetet e plota për aplikim, i kërkojmë të gjithë qytetarëve ti drejtohen zyrave përkatëse për t’u pajisur me këto dokumente të standardeve të larta.”
Nëse të gjithë shtetasit shqiptarë do të tregoheshin të vullnetshëm për ta përmbushur këtë standard, brenda një viti shqiptarët do të kenë mundësinë të udhëtojnë lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian.
Burime nga firma franceze Sazhem , deklarojnë se janë të gjitha kapacitetet për të prodhuar 20 deri në 30 mijë pasaporta në ditë.
Po kështu, Ministria e Brendshme ka sqaruar se dokumenti i vetëm i identifikimit do të jetë vetëm letërnjoftimi elektronik.
Klodian Branko: “Ministria e Brendshme i bën thirrje të gjithë qytetarëve që nuk kanë aplikuar deri më tani për letërnjoftimin elektronik të paraqiten pranë zyrave të aplikimit për t’u pajisur kartën e identitetit dhe pasaportën biometrike. Pajisja me kartën e identitetit është e domosdoshme që çdo qytetar të përfitojë shërbimet dhe realizojë marrëdhëniet me institucionet publike dhe ato private”. /tvklan.al
Gazetare Anduena Llabani