Klodian Branko: “Policia e shtetit me mbylljen e procesit të votimit ka kaluar në një fazë tjetër të rëndësishme të detyrave të saj zgjedhore që është shoqërimi i kutive me fletët e votimit nga qendrat e votimit për në vendet e numërimit të votave. Ky proces ka filluar pas orës 19  dhe po ecën normalisht pa pasur asnjë incident deri në këto momente. Sipas qarqeve deri tani janë shoqëruar materialet zgjedhore pranë vendeve të numërimit të votave si më poshtë: Kukës janë shoqëruar 66 kuti, Shkodër 130 kuti, Lezhë 129 kuti, Dibër 60 kuti, Durrës 38 kuti, Tiranë 90 kuti, Elbasan 176 kuti, Korçë, 146 kuti, Fier 12 kuti, Berat 30 kuti,Vlorë 30 kuti dhe Gjirokastër 143 kuti. Këto të dhëna janë deri në orën 08:05 minuta. Policia e shtetit garanton të gjithë opinionin publik se po vazhdon me seriozitet dhe angazhim maksimal deri në përfundim të këtij procesi.”/tvklan.al