Këshilli i Ministrave me propozim të kryeministrit Edi Rama ka vendosur ditën e sotme që të lirojë nga detyra 2 zëvendësministrat për Evropën dhe Punët e Jashtme. Konkretisht, janë liruar nga detyra Besart Kadia dhe Artemis Malo.

Aktualisht, në pozicionin e zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme shërben që nga Qershori 2021, Megi Fino. Në vitin 2021, Fino hartoi Indeksin e Integritetit, pjesë e projektit STAR 3 për reformën e qeverisjes lokale, duke shërbyer si këshilltare e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara.


V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave”

V E N D O S I:

Znj. Artemis Malo, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Besart Kadia, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


/tvklan.al