Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit” ka rënë në pranga 68-vjeçari me iniciale A.S., banues në Lushnje.

Policia njofton se gjatë kontrollit në tarracën e lokalit të tij, shërbimet policore kanë gjetur 2 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i  kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore./tvklan.al