Një tjetër çmim për Kylian Mbapp-en, në sezonin e tij të fundit te PSG-ja. Sulmuesi francez është shpallur si lojtari më i mirë në Ligue 1 në Unionin Kombëtar të futbollistëve. 25 vjeçari e merr këtë çmim për herë të pestë radhazi.
“Është një faqe që po kthehet! Një kapitull i jetës sime që po mbyllet.Ligue 1 do të ketë gjithmonë një vend të rëndësishëm në jetën time. Në karrierën time vetëm këtë kampionat kam njohur! Jam përpjekur që ta përfaqësoj denjësisht. Largohem me kokën lart!”
Kapiteni Francës udhëhoqi PSG-në drejt titullit të 12-të në histori. Te parisienët, ai qëndroi për 7 sezone. Në këtë sezon, 25 vjeçari realizoi 44 gola në të gjitha kompeticione, ndërsa vetëm në Ligue 1 shënoi 27 gola në 29 takime. Destinacioni tij i radhës do të jet Real Madrid-i.
“Galaktikët” e kanë ndjekur prej kohësh kapitenin e Francës dhe sipas mediave spanjolle para disa muajsh u arrit akordi. Mbappe ikën te “Los Blancos” si futbollist i lirë.
Klan News