Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këngëtarja Aurela Gaçe vendosi të vetëizolohej për të mirën e fëmijëve dhe familjarëve të saj. 

Tani që kanë kaluar dy javë, Aurela ka mundur të takojë dhe përqafojë vajzat e saj. Këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram, ku shkruan se vetëm zemra e saj e dinte si po duronte pa i përqafuar.

Më tej, këngëtarja shkruan se presioni psikologjik ka qenë i madh gjatë kësaj periudhe, por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë shenjë të sëmundjes dhe tani do qëndroj mbyllur, por së bashku me familjen.

Më në fund bashkë. Mbas 14 diteve ,vetë-izolim, për shkak se kishim udhetuar se bashku me grupin. Zemra e dinte si po duronte pa mundur t’i perqafoja. Pritëm me ankth te 7 ne që ishim 2 javë më parë përtej oqeanit, me friken se mund të shfaqnim ndonjë shenjë. Për 14 ditë, pyesnim përditë njëri-tjetrin, por fatmirësisht, të gjithë ne jemi mire, e ju bashkuam më në fund familjeve tona. Vetë-izolimi ishte detyrë pindërore. Por edhe për ata prindër qe na kanë dhene jetën. Tani do të vazhdojmë të qëndrojmë mbyllur, por së bashku”.

View this post on Instagram

Më në fund ,bashkë ❤❤❤❤. Mbas 14 diteve ,vetë-izolim ( per shkak se kishim udhetuar se bashku me grupin) . Zemra e dinte si po duronte pa mundur ti perqafoja . ~ ~ Pritëm me ankth te 7 ne qe ishim 2 jave më parë pertej oqeanit, me friken se mund te shfaqnim ndonje shenje. Per 14 dite, pyesnim perdite njeri-tjetrin, por, fatmiresisht, te gjithe ne jemi mire e i ju bashkuam me ne fund familjeve tona. . Vete-izolimi ishte detyre pindërore. Por edhe per ata prindër qe na kanë dhene jeten. ~~~ Tani ,do te vazhdojme te qendrojme mbyllur, por se bashku🙏. ~~~ ~~ Dua te falenderoj secilin nga ndjekesit qe më kane derguar mesazhe , qysh nga momenti kur u kthyem, duke pyetur se si ishim,e duke me dhene kurajo . Ishte shume prekese per mua, pasi kisha edhe shume presion psikologjik ,duke pritur cdo dite per ndonje simptome. E vleresoj shume kujdesin dhe dashurine tuaj. – — Se bashku ,shpresoj t’ja dalim ,te gjithe . #uneqendrojneshtepi

A post shared by veten dua gjallë (@aurelagaceofficial) on

Aurela gjithashtu ka falenderuar edhe të gjithë ata që i kanë ofruar mbështetje dhe kurajo në këtë periudhë.

Dua të falenderoj secilin nga ndjekësit që më kanë dërguar mesazhe, qysh nga momenti kur u kthyem, duke pyetur se si ishim, e duke më dhënë kurajo. Ishte shumë prekëse për mua, pasi kisha edhe shumë presion psikologjik, duke pritur çdo ditë për ndonjë simptomë. E vlerësoj shumë kujdesin dhe dashurinë tuaj. Së bashku, shpresoj t’ja dalim të gjithë”. /tvklan.al