E gjithë Ukraina u përball në orët e para të kësaj të enjteje me një valë sulmesh ruse me raketa që goditën infrastrukturën energjitike, duke lënë mbi 1 milionë banorë pa energji.

Banorët në Kiev dhe qytete të tjerë u dyndën nëpër stacione metrosh për të shpëtuar. Nga Kazakistani në konferencën me aleatët ish-sovjetikë të Traktatit të Sigurisë Kolektive, Presidenti rus Vladimir Putin tha se sulmet ishin hakmarrje për përdorimin nga ukrainasit të artilerisë amerikane dhe britanike me rreze të gjatë veprimi kundër territorit të vendit të tij.

“Kryem sulme me 90 raketa e 100 dronë, duke goditur 17 objektiva. Sulmeve me armë perëndimore me rreze të gjatë veprimi në territorin rus do i përgjigjemi gjithmonë, duke vazhduar të testojmë edhe raketat Oreshnik si më 21 Nëntor.”

Putin tha se raketat që e tejkalojnë 10 herë shpejtësinë e zërit nuk kapen nga radarët. Megjithatë, ekspertët thanë për agjencinë e lajmeve “Reuters”, ato mund të shkatërrohen në ajër edhe nga sistemet ekzistuese si izraelite dhe amerikane.

Tv Klan