Brenda shtatorit KESH do t’i kalojë në formë koncesioni kompanive private mbledhjen e faturave të energjisë elektrike. Sipas drejtorit të KESH-it Andis Harasani, mbledhja e faturave nga privatët do të shmangë problemet me faturat afrofe, faturat e pasakta apo ankesat e qytetarëve për korrupsionin e faturistëve.
Andis Harasani: “Forma e koncesionit në shpërndarje konsiston në faktin që kompani të caktuara shqiptare ose të huaja do marrin përsipër zona të caktuara të vendit, do marrin përsipër shpërndarjen e faturave dhe mbledhjen e këtij detyrimi nga qytetarët, pra do jenë këta privatë që do të komunikojnë me konsumatorët privatë dhe me firmat e tjera dhe do të paguajnë KESH-in brenda periudhës, brenda muajit, nëpërmjet një kredie, garancie apo forme tjetër bankare të pranuar nga kushdo këtë detyrim, këtë energji që KESH-i shet.”
Aktualisht KESH nuk arrin të arkëtojë afro 8% të energjisë së shitur./tvklan.al