Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh në mesditë nën drejtimin e kryetarit Fatos Nnao. Përndryshe ajo çfarë pritej ligjvënësit socialistë nuk i kanë prekur gjatë diskutimit të tyre çështjen Lesi. Për votimin e heqjes së imunitetit të tij, deputetët socialistë do të presin vendimin që do të marrë komisioni parlamentar i mandateve dhe rregullores.
Lekë Çukaj: “Do ta diskutojë komisioni, do bëjë raportin dhe pastaj nuk ka arsye që të diskutojë, kishte të tjera gjëra grupi në agjendë.”
Gazetarja: Ekziston mundësia që me këtë raport që ju do të paraqisni të kthehet mbrapsht votimi për heqjen e imunitetit të zotit Lesi?
Lekë Çukaj: “Të gjitha mundësitë ekzistojnë”.
Në mbledhjen e mesditës është vendosur t’i propozohen për votim seancës së të enjtes, 7 emra për këshillin mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë. Ndër prioritarët që mund të gëzojnë dhe votat në shumicë të ligjvënësve socialistë, janë Andis Harasani, Tefta Çuiçi, Fatos Ibrahimi dhe Dritan Shano.
I favorizuar për postin e guvernatorit të Bankës Qendrore është Ardian Fullani. Ndërsa Ksenofon Kristafi dhe Ahmet Ceni edhe pse të propozuar më mbledhjen e grupit, rrezikojnë të mos votohen në seancë. Po kështu është diskutuar për postin drejtues të KLSH, ku PS po shqyrton variantet e PD, si Robert Çeku dhe Blerim Çela, si dhe ato të reformatorëve, të cilët kanë propozuar emrat Myslym Murrizi dhe Mark Rroqi./tvklan.al
Gazetare: Arta Tozaj