Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Pas kërkesave disavjeçare, për më shumë kompetenca, këshilli bashkiak miratoi delegimin e disa të tillave, minibashkive. 11 njësi bashkiake të kryeqytetit kanë të drejtën dhe detyrën e administrimit të parqeve, lulishteve, tregjeve publike, bibliotekave dhe këndeve të lojërave, por nuk gëzohen të drejtën e mbledhjes së taksave. Kjo ka përbërë dhe debat rreth këtij projekt-vendimi.

Kryetarët e njësive  duan të kenë nën administrim edhe mbledhjen e taksave. Dakord me këtë janë edhe anëtarët e opozitës në këshill, por shumica e votave vendosi miratimin e projekt-vendimit pa përfshirë taksave. Sipas kryetarit të bashkisë, njësitë bashkiake duhet të punojnë me projekte e të jenë agjentë tatimorë.

Edi Rama: “I kam thënë njësive bashkiake edhe për atë taksën e zënies së hapësirës. I kam thënë, merreni dhe regjistroheni, të gjitha ato hapësira publike të zëna, nga ana e të gjihë dyqaneve. Vjen ai thotë, unë po betonojë 3 metra me 3 edhe po vë një tënd, ajo është publike, ne kemi rënë dakord në këshillin bashkiak, që për atë do paguash. Regjistroheni dhe hajde të bëjmë një marrëveshje që ju të luani rolin e agjentit për këtë punë.”

Të zgjedhurit vendor nuk gëzonin asnjë kompetencë gjatë katër viteve ekzistencë. Pas këtij miratimi ushtrimi i kompetencave do të nisë në muajin e dytë të vitit të ardhshëm./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti