Ka nisur në Durrës mbledhja e Asamblesë Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit. 66 delegatët e saj do të votojnë për zgjedhjen presidentit.

Në garë janë presidenti aktual Armand Duka që kërkon mandatin e pestë, i cili sfidohet nga deputeti socialist, Bashkim Fino, si dhe ish-arbitri Shpëtim Hala.

Përveç Presidentit do të zgjidhen edhe 9 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv për të cilin garojnë 23 kandidatë. Veç shërbimit të një policie private është kërkuar edhe ndihma e Policisë së Shtetit.

I gjithë procesi do të monitorohet nga 2 përfaqësues të UEFA-s dhe një i FIFA-s.

Në fjalën e tij përshëndetëse në nisje të punimeve të Asamblesë,  Presidenti i FSHF-së Armand Duka tha se “

Jemi përsëri këtu bashkë në familjen e madhe të futbollit shqiptar për të bërë bilancin e punës sonë gjatë kësaj periudhe, por njëherësh edhe për të marrë vendime shumë të rëndësishme për fatet në vijim të futbollit shqiptar. Jemi koshient për atë që kemi arritur, por nga ana tjetër jemi po aq të vetëdijshëm për atë punë që duhet të bëjmë me tepër.”

Më tej ai tha se “Duhet të fitojë futbolli. Të gjithë bashkë mund ta çojmë përpara progresin e deritanishëm… Sot merren vendime për fatet në vijim të futbollit shqiptar.”

Kandidatët për organet drejtuese të futbollit shqiptar, respektivisht për President të FSHF-së dhe anëtarë të KE-së për katër vitet e ardhshme janë si më poshtë:

Kandidatë për President të FSHF-së

  1. z. ARMAND DUKA
  2. z. BASHKIM FINO
  3. z. SHPËTIM HALA

Kandidatë për Anëtarë Komiteti të FSHF-së

  1. z. ABDYL KURIU
  2. z. ARBEN DERVISHAJ
  3. z. ALBERT LENJA
  4. znj. ALDONA SYLAJ
  5. z. ARTAN SHYTI
  6. z. BARDHYL MINXHOZI
  7. z. BARDHYL JERA
  8. z. EDUARD PRODANI
  9. z. EDMOND SPAHIU
  10. z. EDVIN LIBOHOVA
  11. z. EKREM SPAHIU
  12. z. ENKELEID ALIBEAJ
  13. z. ERALD KAPRI
  14. z. ERIDJAN SALIANJI
  15. z. ERVIN BAKU
  16. z. LUTFI NURIU
  17. z. KRISTJAN GJIDODAJ
  18. z. GAZMEND KADI
  19. z. GENCI GJYLSHENI
  20. z. GEZIM PODGORICA
  21. z. SHKËLQIM MUÇA
  22. z. THEODHORI SOLLAKU
  23. z. VASIL BICI

Tv Klan