Lajme Arkiva 2003
Një ditë pasi kryeministri Fatos Nano ka urdhëruar kabinetin qeveritar të fillojë zbatimin e detyrave të vëna nga Bashkimi Evropian. Ministri i Integrimit Sokol Nako ka raportuar para Komisionit të Integrimit për hapat e hedhur nga qeveria shqiptare.
Duke përcjellë qëndrimin e qeverisë e cila e konsideron raportin vjetor të Bashkimit Evropian si realist. Ministri Nako mendon se ka ende shumë për të bërë.
Sokol Nako: Unë mendoj se përkthimi i asaj vepre që ka nevojë për një përçim më të mëtejshëm është pikërisht kjo. Sepse ne tashmë kemi raportuar një afat të tejkaluar do të përfshihen në departamentin e përafrimit të legjislacionit strukturat në varësi të Këshillit të Ministrave që do të koordinojnë punën për disa procese integruese gjë që nuk është bërë.
Por anëtarët e komisionit të integrimit kanë komentuar ashpër qëndrimin që kryeministri dhe qeveria mbajtën ndaj raportit vjetor të Bashkimit Evropian. Kryetari i komisionit Fatmir Mediu duke e cilësuar raportin tepër alarmant ka ironizuar për mënyrën se si kryeministri Nano ka përcjellë vërejtjet e zyrtarëve të Bashkimit Evropian.
Fatmir Mediu: duket që kemi një moment të gjykimit në aspektin negativ të marrëdhënieve tona me Bashkimin Evropian dhe jo në aspektin pozitiv. Ky është zëri që vjen nga Bashkimi Evropian në mënyrë konkrete. Nga ana tjetër kemi kryeministrin e vendit zotin Nano i cili edhe dje deklaroi që jemi në rrugë të mbarë drejt procesit të integrimit evropian dhe ka dy gjëra, ose zoti Nano nuk e di se kush janë shqetësimet e Bashkimit evropian, ose bashkimi evropian nuk e di se kush janë angazhimet konkrete të zotit Nano dhe më duket se nuk ka një funksionim të mirë të marrëdhënieve ndërmjet nesh dhe Bashkimit Evropian për problemet që kemi./tvklan.al