Ruajtja dhe parandalimi i shkatërrimit të hapësirave pyjore në vendin tonë ka mbledhur në Ministrinë e Bujqësisë komisionin Task-Forcë për mbrojtjen e pasurive pyjore të drejtuara nga ministri Agron Duka.
Gjatë dhjetë vjeçarit të fundit është vënë re një shkatërrim në masë i hapësirave të gjelbëruara në të gjithë Shqipërinë duke bërë kështu një nga shqetësimet më të mëdha të ekonomisë pyjore.
Gjatë këtij takimi ministri Duka ka kërkuar një angazhim më të mirë të të gjitha institucioneve shtetërore në mbrojtjen e pyjeve si edhe në përmirësimin e infrastrukturës pyjore. Rritjen e forcës parandaluese dhe goditëse në shërbim të policisë pyjore.
Nga një studim i kryer nga qendra e studimeve ekonomike, financuar nga Banka Botërore është diskutuar dhe mbi prerjet në masë ilegale mbi të cilën duhet të veprojë komisioni Task-Forcë.
Edhe pse gjatë viteve 2000 investimet në pyjet e vendit u shtuan 6 herë më tepër se në vitin 1999, përsëri edhe pse u kushtua kjo vëmendje mbetet shumë për t’u bërë në këtë sektorë./tvklan.al