Fatos Beja: “Të nderuar zonja dhe zotërinj të zgjedhur deputet të kuvendit nga populli, të nderuar shkëlqesi ambasador dhe përfaqësues të grupit të trupit diplomatik, të dashur qytetar shqiptar kudo që jeni. Kam kënaqësinë dhe nderin e veçantë që pas shumë vitesh dhe disa legjislaturash, deputet i këtij kuvendi mbështetur në nenin 1, pika 1 e rregullores së kuvendit të deklaroj të hapur mbledhjen e parë të legjislaturës së 18-të të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Më lejoni me këtë rast t’ju uroj të gjithëve juve dhe zgjedhësi tuaj për suksesin që keni arritur në zgjedhjet qartazi më demokratike të realizuara ndonjëherë në republikën e Shqipërisë që nga krijimi i saj. Në bazë të nenit 1, pika 2 e rregullores së kuvendit, tre deputetët ndër deputetët me moshën më të re caktohen nga drejtuesi i seancës të kryejnë përkohësisht detyrën e sekretarisë së kuvendit deri në zgjedhjen e byrosë së kuvendit. Përbërja e sekretarisë pasqyron për aq sa është e mundur, përbërjen politike të kuvendit siç del nga rezultati i zgjedhjeve. Konkretisht propozoj zotin Gerti Bogdanin, zonjën Ledina Aliolli, zonjën Pavlina Hotin të jenë pjesëtar të sekretarisë”./tvklan.al