Kuvendi do të mblidhet pasdite në seancën e parë të tij. Një mbledhje që tingëllon të jetë më shumë ceremoniale me modalitete të përcaktuar qartë në rregulloren e kuvendit. Si rregull seance hapet deputeti më i vjetër. Në këtë rast Fatos Beja, kryeministri Berisha edhe më i vjetër në moshe ka preferuar të mos e ushtroje këtë privilegj sikundër dhe e ka cilësuar. Nëse opozita nuk do të bojkotonte kuvendin ky privilegj do t’i takonte Et’hem Rukës, për shkak të moshës së tij.

Hapja e legjislaturës shoqërohet dhe me procesin e verifikimit të mandateve të deputeteve. Kjo parashikon zgjedhjen 9 anëtarëve të komisionit për këtë qëllim i cili brenda dy ditëve i paraqet kuvendit raportin mbi vlefshmërinë e mandatit.  Më pas ligjvënësit bëjnë betimin, sipas formulës që parasheh neni 4 i rregullores së kuvendit. Për deputet që nuk bëjnë betimin i njëjti nen parashikon njoftimin e KQZ nga drejtuesi i seancës.  Kjo me fjale të tjera nënkupton shpallje të mandatit të pavlefshëm bazuar në nenin 71 të kushtetutës. 

Pa vlefshmëria e mandatit ndodh edhe në rastet kur deputeti mungon pa arsye për një periudhe mbi gjashtë mujore. Betimi i deputetëve në kuvend pason me zgjedhjen e kryetarit dhe byrosë parlamentare. Sipas rregullores kryetari zgjidhet pa debat dhe me votim të fshehte./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi