Parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit zhvilloi seancën e parë të legjislaturës së 18-të.

Punimet e saj nisën nën tingujt e himnit kombëtar, në praninë e Presidentit të Republikës dhe trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, dhe u drejtuan nga deputeti me i moshuar prezent në salle, Fatos Beja, ashtu siç parashikon edhe rregullorja e kuvendit.

Fatos Beja: “Nëse legjislatura e 18 do të ngelet në historinë e vendit tonë si legjislatura e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, unë uroj që kjo legjislaturë të jetë ajo e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Kjo aspiratë e të gjithë shqiptarëve e mbështetur fatmirësisht nga të gjithë grupet politike kërkon mbështetjen në çdo hap të të gjithë ligjvënësve në ditët, muajt e vitet që do të vijnë. Dëshiroj gjithashtu të uroj të gjithë të zgjedhurit për herë të parë si përfaqësues të popullit të kenë sukses në detyrën e nderuar të deputetit, të mbrojnë ligjitetin e ligjbërësit shqiptar dhe të dëshmojnë me punën e tyre maturinë dhe përparimin e legjislativit të Shqipërisë institucionit themeltar të republikës sonë parlamentare”.

Ashtu siç e kishte paralajmëruar në mesdite Edi Rama, 65 deputetet socialiste nuk morën pjesë në këtë seance. Por të pranishëm ishin 68 deputetët e PD-së, 4 deputetet e LSI-së, kryetari i PR-së, Mediu dhe ai i PBDNJ-së, Dule, i cili nuk e ka mbështetur aleatin e tij Rama në vendimin për bojkotin e kuvendit.

Nuk është e qarte nëse socialistet do të marrin pjesë në seancën e së martës, ku do të bëhet betimi i deputeteve, pas përfundimit të procedurave nga komisioni i verifikimit të mandateve, i cili u ngrit në këtë mbledhje të parë të kuvendit. Po kështu, mbledhja e së hënës që zgjati rreth 20 minuta, caktoi edhe tre anëtarë të sekretariatit, Gerti Bogdanin, Pavlina Hotin dhe Ledina Aliollin./tvklan.al