Shtim masash në porte dhe aeroport pas situatës në Itali
Pas situatës së krijuar nga koronarovirusi në Itali është mbledhur mëngjesin e sotëm Task-Forca e ngritur për këtë çështje.
Në këtë mbledhje u vendos përforcimi i masave në pikat kufitare, sigurimi i sasisë së shtuar të mjeteve të mbrojtjes personale dhe përforcimi i gjurmimit të rasteve për të rritur kontrollin për parandalimin e depërtimit të koronavirusit.
Task-Forca vendosi dyfishim të personelit në Njësitë Shëndetësore në pikat kufitare, aeroport, porte dhe pika kufitare tokësore. Përforcim i kontrolleve në pikat kufitare, për çdo udhëtar për çdo udhëtar që vjen nga vendet e prekura.
Një tjetër masë është rritja e sasisë së mjeteve të mbrojtjes personale për të gjitha hallkat e shërbimit, nga pikat kufitare dhe strukturat shëndetësore. Task-Forca vendosi që masa e paracaktuar për vetë-karantinim të personave që vijnë nga vende me koronavirus të vijojë.
Tashmë është përcaktuar vendi i karantinës në rast se do të jetë e nevojshme.
Tv Klan