Lajme Arkiva – TV Klan 2004

E vetmja mbretëreshë në historinë e shqiptarëve bashkëshortja e Ahmet Zogut, Geraldina është nderuar pa vdekjes me urdhrin “Nënë Tereza”. Ideja e nderimit ka qenë e një grupi deputetësh, të cilët i janë drejtuar Presidentit të Republikës. Medalja e nderit i është dorëzuar nipit të Geraldinës, Lekës, nga sekretari i përgjithshëm i presidencës.

Motivacioni i urdhrit është “Për përkushtim dhe angazhim të përhershëm në dobi të lartësimit të vlerave morale e kombëtare, si dhe ruajtjes së imazhit të Shqipërisë në botë”.

Mbretëresha e shqiptarëve Geraldina ndërroi jetë pak kohë më parë, vetëm pak muaj pas kthimit të familjes mbretërore në atdhe. Geraldina ishte shprehur edhe më parë se do të donte të vdiste në atdheun e bashkëshortit, pikërisht në atë vend ku vuri dhe kurorën e mbretëreshës./tvklan.al

Gazetare – Aranita Brahaj