Largimi i Meghan Markle dhe Princ Harry-t drejt Kanadasë për një jetë të pavarur bëri që ata të humbisnin edhe titujt që kishin si Duka dhe Dukesha e Sussex.
Mirëpo edhe pse tani nuk janë pjesë e familjes mbretërore shumë persona vijon t’i quajnë çifti mbretëror. Për këtë arsye mbretëresha Elizabeth është siguruar që kjo të mos përsëritet më.
Burime pranë oborrit mbretëror bëjnë me dije se ajo i ka ndaluar Harry-t dhe Meghan-it përdorimin e titullit mbretëror, Sussex. Meghan dhe Harry edhe më herët kishin vendosur që të krijonin markën e tyre me këtë emër duke përfshirë veshmbathje, libra e materiale mësimore etj.
Pra çifti duhet t’i përvishet punës që të vendosin një emër të ri për bizneset e tyre pasi mbretëresha nuk ia lejon më të përfitojnë në kurriz të familjes mbretërore.
Klan Plus