Përfaqësuesja e Gjeorgjisë është gati për të zbritur në fushë për ndeshjen me Shqipërinë.
Qendërmbrojtësi Lasha Dvali thotë se kanë patur pak kohë për të rigjetur forcat, por do të luajnë për të kënaqur tifozët që do të jenë në stadiumin e Tbilisit.
“Na duhet të luajmë dy sfida në një kohë kaq pak të shkurtër. Po ashtu edhe Shqipëria ndodhet në një situatë pak a shumë të njëjtë. Jemi munduar të rikuperojmë energjitë dhe të mbledhim forcat për këtë përballje. Besoj se do të kënaqim tifozët tanë”.
Te Gjeorgjia do të mungojë autori i golit të fitores së muajit të kaluar në Tiranë, Kochorashvili.
Mesfushori plotësoi numrin e kartonëve. Kjo do të jetë ndeshja e 16 mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, ku në avantazh janë gjeorgjianët me 8 fitore, 3 janë për kuqezinjtë dhe 4 kanë përfunduar në barazim.
Tv Klan