Federata Shqiptare e Futbollit njofton se të gjitha biletat për ndeshjen e se martës mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë për Ligën e Kombeve janë shitur.
“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të falenderojë të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania” më 10 Shtator, në mbështetje të ekipit tonë kombëtar dhe i fton të krijojnë një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë respekt ndaj ekipit kundërshtar”, thuhet ne reagimin e zyrtar.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë do të transmetohet ekskluzivisht dhe pa pagesë brenda territorit shqiptar nga televizioni kombëtar Klan.
Tv Klan