Shqipëria mori renvanshin duke mundur Gjeorgjinë në Tbilisi 1 muaj pas humbjes në Tiranë në Ligën e Kombeve. Rezultati ishte po 1-0, por kësaj here festuan Kuqezinjtë që mbeten në garë për ta mbyllur në krye të grupit, pasi kanë 6 pikë pas 4 ndeshjeve të para.

Një sukses pas thuajse 20 vitesh me Gjeorgjinë dhe i pari në transfertë. Sylvinho e nisi me disa ndyshime në mbrojtje dhe sulm, duke aktivizuar Ajetin, Balliun dhe Tucin në vend të Kumbullës, Hysajt dhe Dakut. Aktivizimi i tyre solli rezultat.

Kuqezinjtë e nisën me raste takimin duke rrezikuar me Laçin, kapitenin Ismajli apo Tucin. Edhe mbrojtja e portieri Strakosha u shfaqën në nivel të lartë edhe pse në minutat e fundit të pjesës së parë Shqipëria e uli ritmin. Në minutën e 48’ kombinimi mes Bajramit, Tucit dhe Asllanit solli golin e avantazhit. Mesfushori i Inter goditi topin rrafsh me tokën duke mos i dhënë mundësi një portieri si Mamardashvili të reagonte.

Gjeorgjianët kërkuan me ngulm golin, por te Kuqzinjtë u treguan të pakalueshëm. Daku dhe Seferi të aktivizuar gjatë pjesës së dytë patën shanse për të realizuar. Ndeshjet e mbetura Shqipëria i ka në nëntor në shtëpi ndaj Çekisë dhe Ukrainës, ku duhet dhënë maksimumi për ta mbyllur në krye të grupit të Ligës së Kombeve. Edhe këto përballje do t’i ndiqni si zakonisht në Tv Klan.

Tv Klan