Çekia është një kundërshtar i njohur për Shqipërinë dhe skuadra e di se çfarë duhet të bëjë për të marrë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje. Ky është mendimi i Mario Mitajt, i cili tha në konferencën për shtyp se mbrojtja e kuqezinjve është në një moment të mirë.
Futbollisti i Al-Itihad theksoi se humbja me Gjeorgjinë nuk ka ndikuar në psikologjinë e lojtarëve.
Mario Mitaj, futbollist i Kombëtares: Me Çekinë kemi luajtur vetëm 2 herë, e dimë kundërshtarin dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Mbrojtja jonë besoj se është shumë e fortë, lojtarët kanë shumë minuta me klubet e tyre, kanë luajtur mirë kështu që nuk do të kemi ndonjë problem të madh në aspektin e mbrojtjes. Besoj se këtë vit e dimë më mirë kundërshtarin se sa vjet, besoj se jemi më të fortë në këtë moment.
Ndërsa qendërmbrojtësi Marash Kumbulla deklaroi se edhe pse Çekia e Gjeorgjia janë rivalë shumë të vështirë, mendësia e kuqezinjve nuk ndryshon, objektivi është fitorja.
Marash Kumbulla, futbollist i Kombëtares: Ne do të futemi në fushë si gjithmonë për të fituar të dyja ndeshjet. Tani po mendojmë vetëm për Çekinë sepse e dimë që është fizikisht shumë i fortë në duele.
Në dy takime të luajtura, Shqipëria ka shënuar dy herë dhe është ndëshkuar dy herë, kurse Çekia ka realizuar 4 gola, pro ka pësuar 6.
Mbrojtjen më të mirë në Grupin B1, e ka Gjeorgjia, me vetëm 1 rrjetë të pësuar në 2 sfida.
Klan News